Sporti

Manchester United të gatshëm thyejnë rekordin e transferimeve për yllin anglez

04/07/2022 21:36
nga:E K

Manchester United është i interesuar për transferimin e yllit të West Ham United, Declan Rice.

Madje, siç raporton 90min, Manchester United përgatitet që ta thyejë rekordin e transferimeve të tyre.

“Djajtë e Kuq” do të shpenzojnë mbi 140 milionë euro për 23-vjeçarin.

Nga viti 2017, Declan Rice është pjesë e ekipit të parë të West Hamit.