Sporti

Manchester United të bindur për rinovimin e Garnachos

02/13/2023 18:37
nga:E K

Talenti argjentinas, Garnacho, i vuri vulën fitores së djeshme të Manchester United 0-2 në fushën e Leedsit, duke konfirmuar se po rritet dita-ditës, por “Djajtë e Kuq” ende nuk e kanë mbyllur rinovimin e tij. Nëse palët nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët, 18-vjeçari do të largohet me parametër zero në verë.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, “Djajtë e Kuq” janë të bindur se do të rinovojnë me lojtarin, pasi diferencat mes kërkesës së ofertës janë më të vogla.

Detajet e fundit për t’u përcaktuar janë kohëzgjatja e kontratës dhe të drejtat e imazhit.