Manchester United thuhet se është gati të paguajë 130 milionë funte për të nënshkruar me yllin e Real Madridit, Vinicius Jr. verën e ardhshme, sipas Metro.
Los Blancos mund të konsiderojnë shitjen e sulmuesit të tyre, i cili së fundmi shënoi një hat-trick në finalen e Superkupës spanjolle kundër Barcelonës, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo gjë mund të ndodhë pasi që drejtuesit madrilen po kërkojnë të financojnë një marrëveshje për yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.
Pozicioni i të dy lojtarëve në anën e majtë të sulmit mund të përbëjë një dilemë për klubin spanjoll, gjë që mund të rezultojë në largimin e Vinicius nëse ata përfundimisht zgjedhin të sigurojnë shërbimet e Mbappes.
/GazetaBlic Sport/