Sporti

Manchester United siguron shërbimet e talentit të madh paraguaian

12/13/2024 09:08
nga:Mergim Rreci

Manchester United ka arritur marrëveshje verbale për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë 17-vjeçar paraguaian, Diego Leon nga Cerro Porteno.

Tarifa fillestare do të jetë 4 milion dollarë plus 1 milion dollarë shtesa të lehta dhe mbi 3,5 milion dollarë bazuar në performancat e ardhshme të lojtarit/skuadrës, transmeton GazetaBlic Sport.

Skuadra angleze shpreson të marrë të gjitha dokumentet e nënshkruara tashmë këtë muaj, por Leon do të bashkohet me ‘Djajtë e Kuq’ vetëm në verën e 2025.

Ai mund të vizitojë Manchester dhe Old Trafford më parë për të filluar të ndjejë këtë kapitull të ri, të përgatitur për vitin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/