Sporti

Manchester United shpreh interesim për Leon Goretzka

08/04/2023 19:05
nga:E K

Sipas lajmeve,nga Sky Germany, Manchester United do të jetë i interesuar për forcimin e mesfushës me gjermanin Leon Goretzka, mesfushorin e Bayern Munichut.

Disa objektiva të mundshëm janë vënë në dukje për mesfushën e klubit nga Old Trafford, përkatësisht si mesfushori ndërkombëtar maroken, Sofyan Amrabat, nga Fiorentina, pasi siç duket, Erik ten Hag dëshiron të ketë një tjetër opsion të fortë për t’iu bashkuar Bruno Fernandes, Casemiro dhe Christian Eriksen, transmeton GazetaBlic Sport.

Mesa duket, 28-vjeçari gjerman nuk është përfshirë në planet e Thomas Tuchel, trajnerit të Bayern Munichut për sezonin 2023/24, gjë që ka bërë që United t’i kthej sytë nga Goretzka.

Gjermani, i cili ka shënuar 14 gola në 53 ndeshje për ‘Mannschaft’, luajti 40 ndeshje (2,554 minuta) në sezonin e kaluar, shënoi gjashtë gola dhe kartoni i tij vlerësohet 45 milionë euro.

/GazetaBlic Sport.