Sir Jim Ratcliffe vazhdon përpjekjet e tij për të ulur kostot në Manchester United dhe viktima e fundit e politikave financiare të bashkëpronarit të klubit është Sir Alex Ferguson.
Trajneri legjendar skocez, i cili u largua nga pankina e Djajve të Kuq në vitin 2013 pas një mbretërimi 26-vjeçar në të cilin fitoi 38 trofe, mbeti ambasadori dhe drejtori global i klubit, duke marrë një pagë vjetore prej miliona paund, transmeton GazetaBlic Sport.
Sipas The Athletic , i vetmi përshkrim zyrtar i shërbimeve të Ferguson si ambasador i klubit shfaqet në llogaritë e vitit 2014, në seksionin e transaksioneve të palëve të lidhura, ku Man United deklaron se skocezi nënshkroi një marrëveshje më 17 tetor 2013, në të cilën ai u bë global ambasador dhe mori 2.16 milionë paund (2.59 milionë euro) për shërbimet e tij, gjë të cilën nuk do të vazhdojë ta bëjë më.
/GazetaBlic Sport/


