Sporti

Manchester United ‘shënjestron’ yllin e Bayer Leverkusenit

04/26/2024 09:42
nga:E K

Manchester United po shfaq interes serioz për futbollistin e Bayer Leverkusen, Jeremy Frimpnog, raporton gazetari Niccolo Schira.

Holandezi 23-vjeçar është në sy të skuadrës angleze, e cila do të mungojë në Champions League këtë vit, ndryshe nga kampionët gjermanë Leverkusen, transmeton GazetaBlic Sport.

Këtë sezon, Frimpong luajti 40 ndeshje në të cilat shënoi 13 gola dhe bëri 11 asistime për ekipin gjerman.

/GazetaBlic Sport.