Sporti

Manchester United pranon ta lë të lirë Pogban

10/28/2021 10:17
nga:E K

Manchester United ka pranuar ta lë të lirë Pogban të largohet.

Pogba ka kontratë deri në fund të sezonit dhe ende nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me ‘Djajtë e Kuq‘ shkruan GazetaBlic Sport.

Duket se skuadra angleze e ka pranuar faktin që ta lë të lirë lojtarin në fund të sezonit.

Skuadrat e interesuara për shërbimet e francezit janë Real Madrid, Juventus dhe PSG.

/GazetaBlic Sport/