Klubi anglez, Manchester United, nuk po di të ndalet në këtë merkato.
Pas transferimit të Varane dhe Sancho, United po synon të sigurojë edhe shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Antoine Griezmann, përcjell GazetaBlic Sport.
Barcelona është në krizë ekonomike dhe një ofertë e mirë nga United mund t’i bind drejtuesit e klubit që ta lënë të lirë francezin.
Raportohet se klubi anglez së shpejti do të dërgojë ofertë zyrtare drejt Barcelonës.
Francezi ka një pagë mjaftë të lartë, dhe kjo mund të jetë edhe një arsye shtesë për Barcelonën që t’a shesin atë.
/GazetaBlic Sport/


