Sporti

Manchester United ofron 80 milionë euro për Frenkie de Jong

06/09/2022 09:02
nga:E K

Manchester United po kërkon me ngulm transferimin e Frenkie de Jong.

Siç raporton, Marca, United ka bërë ofertë zyrtare drejt Barcelonës për holandezin, shkruan GazetaBlic Sport.

Burimi i njëjtë thotë se “Djajtë e Kuq” kanë ofertuar 80 milionë për shërbimet e De Jong.

Trajneri Erik ten Hag thuhet të ketë folur me lojtarin për ta bindur për transferim në ‘Old Trafford’.

/GazetaBlic Sport/