Problemet e Manchester United vazhdojnë edhe nën drejtimin e Ruben Amorim, pasi Djajtë e Kuq humbën 3-0 nga Bournemouth në Old Trafford në Premier League të dielën.
Rezultati do të thotë që United do të jetë në gjysmën e fundit të tabelës në Krishtlindje për herë të parë që nga sezoni 1989-90.
Gjigantët e Manchesterit, të cilët kapitulluan në pjesën e dytë, do të jenë në pozitën e 13-të në ditën e Krishtlindjes pas një tjetër paraqitjeje të dobët që i la ata me vetëm shtatë pikë të fituara në gjashtë ndeshjet e para të Amorimit në krye.
Djajtë e Kuq kanë edhe dy ndeshje të tjera deri në fund të vitit – si mysafir ndaj Wolverhampton dhe në shtëpi me Newcastle United.
/GazetaBlic Sport/