Sporti

Manchester United nuk ‘del nga kriza’ – mposhtet në udhëtim nga West Ham United

12/23/2023 15:25
nga:E K

Manchester United nuk ka arritur të marrë pikë në udhëtim ndaj West Hamit.

Djajtë e Kuq u mposhtën në transfertë me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Bowen dhe Kudus në minutat 72′ dhe 78′ realizuan për t’i dhënë 3 pikët e plota “Çekanëve”.

Me këtë humbje United mbetet në kuotën e 28 pikëve në pozitën e 8 të Premierligës.

/GazetaBlic Sport/