Sporti

Manchester United në kërkim të një sulmuesi, ka gjashtë opsione

05/06/2023 21:09
nga:E K

Manchester United po kalon një nga sezonet më të mira në vitet e fundit, por Erik ten Hag e ka pranuar vazhdimisht se i mungon një qendërsulmues.

Mirror raporton se Manchester United po shqyrton 6 opsione.

Në krye të listës është sulmuesi i Tottenham-it, Harry Kane, lojtari me të cilin Ten Hag është “i fiksuar”.

Sulmuesi i Napolit Victor Osimhen dhe Randal Colo-Mouani i Eintracht Frankfurt janë poshtë tij në renditje.

Sulmuesi i ri i Atalantas, Rasmus Heilund është një tjetër opsion që United ka në sy, ashtu si ylli i Benfica-s, Gonzalo Ramos, i cili shkëlqeu në Kupën e Botës 2022.

Në këtë listë është edhe sulmuesi i Ajax-it, Mohammed Kudus, i cili ka punuar me Ten Hag në të kaluarën.