Yousouffa Moukoko është lojtari që po fillon të marrë vëmendjen e madhe.
Talenti premtues i Borussia Dortmund merr lajme qysh kur ishte 14 vjeçar, por ngjarjet e fundit i kanë dhënë qendrën e vëmendjes.
17-vjeçari i Dortmund është grumbulluar me kombëtaren e Gjermanisë për Kupën e Botës 2022. Kjo ftesë po vë në pah edhe interesimin e disa skuadrave të mëdha evropiane.
Sipas raportimeve të ‘Bild’, Man United janë bashkuar në garën për Moukoko.
Lojtari shihet si një zëvendësues i duhur për Cristiano Ronaldon.
Liverpool e Manchester City thuhet të jenë interesuar po ashtu për situatën e lojtarit të ri.


