Manchester United ka mbyllur pjesën e parë me disavantazh 2-0 ndaj Watfordit.
Golin e epërsisë e shënoi sulmuesi, King, shkruan GazetaBlic Sport.
King realizoi gol në minutën e 28’të të takimit.
Skuadra vendase pati edhe një rast të mirë shënimi para se të shënonte golin e parë, por Sarr nuk arriti të shënonte 2 herë nga penalltia e përsëritur në minutat e 8 dhe 11’të të takimit.
Gjuajtjet e tij i priti portieri i Manchester United, David De Gea.
Sarr e përmirësoi gabimin e tij kur në minutën e 44’të të takimit shënoi golin e dytë për skuadrën e tij nga loja e hapur.
/GazetaBlic Sport/


