Skuadra e Manchester United ka barazuar ndaj Newcastle United.
Vendasit kaluan në avantazh ndaj ‘Djajve të Kuq” pas vetëm shtatë minutave lojë – kur Saint Maximin shënoi gol në portën e De Geas, përcjell GazetaBlic Sport.
Newcastle dominoi tërë pjesën e parë, madje shënuan edhe një gol me anë të Callum Wilson, por u anulua nga gjyqtari për shkak të pozicionit jashtë loje.
Në pjesën e dytë, Ragnick inkuadroi në lojë Cavanin dhe Sanchon, të cilët ndryshuan paksa rrjedhën e takimit.
Ishte pikërisht Cavani, ai i cili mundësoi barazimin për mysafirët, pasi shënoi në minutën e 71’të.
“Djajtë e Kuq” pas këtij barazimi ndodhen në vendin e shtatë me 28 pikë – kurse Newcastle në vendin e parafundit me vetëm 11 pikë.
/GazetaBlic Sport


