Sporti

Manchester United ndalet në ‘Old Trafford’ nga Watfordi

02/26/2022 17:54
nga:E K

Manchester United nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Watfordit.

‘Djajtë e Kuq’ kanë dështuar të sigurojnë fitore në shtëpi duke u ndalur nga ëatfordi me barazim pa gola, shkruan GazetaBlic Sport.

United ishte më dominues, por nuk arritën të gjenin rrugën drejt golit pavarësisht rasteve.

Me këtë barazim skuadra nga Manchesteri pozicionohet në vendin e 4’të me 47 pikë 2 më shumë se Arsenali që ka 3 lojë më pak të zhvilluara.

/GazetaBlic Sport/