Sporti

Manchester United mposht Burnleyn, shkëlqen Ronaldo

12/30/2021 23:07
nga:E K

Manchester United ka shënuar fitore të madhe ndaj Burnleyt.

Skuadra e ‘Djajve të Kuq’ ka fituar me rezultat 3-1 në Old Trafford, shkruan GazetaBlic Sport.

Llogaria e golave u hap me McTomminay i cili shënoi në minutën e 8’të të takimit pas asistimit të Ronaldos.

Goli i dytë për vendasit erdhi falë autogolit të Ben Mee në minutën e 27’të të takimit.

Ronaldo shënoi për golin e tretë dhe të fundit për vendasit në minutën e 35’të, kurse epilogun këtij takimi ia dha Lennon me golin e tij të realizuar në minutën e 38’të.

Me këtë fitore, United shkon në kuotën e 31 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 6’të të tabelës së Premierligës, me 4 pikë më pak se Arsenali që ndodhet në vendin e 4’të.

/GazetaBlic Sport/