Gjiganti anglez, Manchester United me ofertë për mbrojtësin e Villarreal, Pau Torres.
Torres ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2024, por mund të largohet gjatë kësaj vere.
Me Erik ten Hag në krye, Man United janë në kërkim të lojtarëve në pothuajse të gjitha reparte, andaj për mbrojtje janë pas Pau Torres.
Sipas ‘Marca’ Manchester United është i gatshëm të shpenzojë 50 milionë euro për spanjollin.
Torres këtë sezon në La Liga në 33 paraqitje ka shënuar pesë gola dhe dhuruar një asistim.


