Manchester United dhe Chelsea do të përballen sot në Premier League.
Pritet të jetë një ndeshje e “zjarrtë” në “Old Trafford”, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy skuadrat nuk kanë arritur rezultatet e pritura në këtë edicion, por që Chelsea, megjithatë, gjendet në një pozitë që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Në anën tjetër, Manchester United tashmë ka mbetur mbrapa në pozitën e gjashtë dhe rrezikon shumë që të mbetet jashtë kompeticionit më të rëndësishëm evropian.
Rangninck ka vetëm 14 futbollistë kryesor në dispozicion për ndeshjen e sotme nga ekipi kryesor.
Harry Maguire, Jadon Sancho, Pogba, Fred, Cavani dhe Luke Shaw janë mungesat e “Djajve të Kuq”.
/GazetaBlic Sport/


