Sporti

Manchester United mbetet pa Mainoon për disa javë

10/18/2024 20:53
nga:E K

Mesfushori i Manchester Unitedit, Kobbie Mainoo, do të jetë jashtë fushës për disa javë pasi ka marrë lëndim muskulor më herët gjatë këtij muaji, në ndeshjen ndaj Aston Villas.

Kështu ka njoftuar Manchester Unitedi të premten.

Mainoo i mungoi edhe Anglisë në ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Greqisë dhe Finlandës.

Edhe bashkëlojtari i tij, Harry Maguire, është i lënduar dhe do të mungojë po ashtu disa javë.

Lajmi i mirë për trajnerin Erik Ten Hag është se në stërvitje janë kthyer Alejandro Garnacho, Amad Diallo dhe Noussair Mazraoui.