Sporti

Manchester United mbetet pa drejtor sportiv – pas pesë muajve në detyrë largohet nga posti, Dan Ashworth

12/08/2024 11:16
nga:E K

Drejtori sportiv i Manchester United, Dan Ashworth është larguar nga posti i tij pas vetëm pesë muajsh në detyrë. Ashworth zyrtarisht mori pozicionin e tij në Old Trafford më 1 korrik pas një periudhe të gjatë në Newcastle.

Megjithatë, vendimi i tij i befasishëm thuhet se është rënë dakord në një takim me shefin ekzekutiv të Djajve të Kuq, Omar Berada, pas humbjes së mbrëmshme 3-2 ndaj Nottingham Forest, transmeton GazetaBlic Sport.

Sir Jim Ratcliffe, një nga pronarët e United, thuhet se ishte kyç në ndarje, me The Athletic që raportoi se klubi nxiti largimin e Ashworth.

United thotë se marrëveshja për të ndërprerë kontratën e Ashworth është e dyanshme.

/GazetaBlic Sport/