Sporti

Manchester United – Manchester City, formacionet zyrtare

11/06/2021 12:37
nga:Mergim Rreci

Manchester United mirëpret Manchester Cityn në “Old Trafford”, në atë që konsiderohet si njëri ndër derbit më të “zjarrtë” në Angli dhe më gjerë.

Dy vende dhe tre pikë ndajnë rivalët në tabelë aktualisht, me dy skuadrat që kanë futbollistë të jashtëzakonshëm në anën e tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

United ka marrë vetëm një pikë nga tre ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier League, duke shënuar një gol të vetëm. Kjo ka bërë që “karrigia” e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer të “lëkundet”. Një disfatë në ndeshjen e sotme mund të jetë fatale për rolin e tij tek kjo skuadër, por nuk ka asgjë definitive në këtë drejtim.

Në anën tjetër, Manchester City vjen pas humbjes nga Crystal Palace në shtëpi, humbje e vetme në 5 ndeshjet e fundit. “Qytetarët” kanë 3 fitore, një barazim dhe një humbje gjatë kësaj serie.

Ndeshja zhvillohet në ora 13:30 dhe këto janë formacionet e këtij takimi.