Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes në mes Manchester United dhe Leeds.
Manchester United është në avantazh me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Një atmosferë e jashtëzakonshme po mbretëron në “Old Trafford”, atje ku tifozët e pranishëm po e bëjnë të “zjarrtë” këtë takim.
Bruno Fernandes shënoi golin e vetëm pas 45 minutave të parë. Ishte minuta e 31-të, atje ku pas një aksioni me këmbën e majtë e dërgoi topin në rrjetë.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë, por Manchester United e ka nisur mbarë deri më tash këtë kampionat.
/GazetaBlic Sport/


