Sporti

Manchester United konfirmon largimin e shtatë futbollistëve

06/16/2023 14:52
nga:Mergim Rreci

Manchester United konfirmoi largimin e shtatë lojtarëve nga skuadra, një listë e kryesuar nga Phil Jones, siç u parlajmërua muajin e kaluar.

Përveç qendërmbrojtësit anglez, i cili kaloi 12 vjet në Old Trafford, mbrojtësi Axel Tuanzebe (i huazuar te Stoke City sezonin e kaluar) përfundon kontratën dhe nuk do të qëndrojë në klub, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori Ethan Galbraith dhe mbrojtësi Di’Shon Bernard ndjekin të njëjtën rrugë pas huazimit në Salford City dhe Portsmouth, përkatësisht, si dhe Eric Hanbury, Charlie Wellens dhe Manni Norkett, të gjithë nga akademia dhe në fund të kontratës së tyre.

Në shënimin e publikuar në faqen zyrtare, Manchester United konfirmon gjithashtu se janë në bisedime me David de Gea për të zgjatur kontratën e portierit 32-vjeçar spanjoll, i cili është dy javë larg përfundimit të kontratës.

Në listën e gjerë të lojtarëve që duhen mbajtur, përveç portugezit Bruno Fernandes dhe Diogo Dalot, është edhe Harry Maguire, një qendërmbrojtës anglez që gjithashtu mund të largohet nga klubi.

/GazetaBlic Sport/