Sporti

Manchester United kërkon transferimin e Kolo Muani

07/22/2023 23:50
nga:Mergim Rreci

Manchester United raportohet se është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani, sipas Football Insider.

Skuadra e Bundesligës thuhet se po kërkon një tarifë prej 80 milionë funte për sulmuesin francez dhe do të jetë interesante të shihet nëse Djajtë e Kuq janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e tyre, përcjell GazetaBlic Sport.

Muani është një sulmues që premton shumë dhe se drejtuesit e skuadrës angleze e shohin pjesë shumë të rëndësishme të projektit të tyre për të ardhmen.