Sporti

Manchester United ia vendos çmimin Onanas

04/22/2025 10:16
nga:Lorik J

Manchester United ka vendosur çmimin për shitjen e portierit, Andre Onana gjatë merkatos së ardhshme të verës.

Ka dyshime për vazhdimin e portierit kamerunian te “Djajtë e Kuq” në sezonin e ardhshëm.

Disa klube saudite janë të interesuara për nënshkrimin e portierit këtë verë.

Gazeta britanike ‘Mirror’ raportoi se Manchester United është i gatshëm të ndahet me Onanën nëse merret një ofertë prej 20 milionë funtesh.

Portieri nuk ka qenë në formën më të mirë tek United dhe mund të largohet në mundësinë e parë.

/GazetaBlic Sport