Sporti

Manchester United ia ndërpren huazimin, Reguilon kthehet në Tottenham

01/04/2024 15:01
nga:Lorik J

Manchester United ka aktivizuar klauzolën e përfundimit të parakohshëm në kontratën e huazimit të mbrojtësit të Tottenham, Sergio Reguilon, raporton faqja zyrtare e klubit.

United mori Reguilon në huazim në afatin kalimtar të verës. Ai luajti 12 ndeshje për Djajtë e Kuq.

Në dhjetor u raportua se Borussia Dortmund do të përpiqej të nënshkruante me spanjollin 27-vjeçar në dimër.

Kontrata e mbrojtësit me Tottenhamin është deri në verën e vitit 2025.

/GazetaBlic Sport