Sporti

Manchester United i vendos çmimin portierit Henderson

04/18/2022 12:03
nga:E K

Manchester United ka vendosur çmimin për portierin e tyre Dean Henderson.

Portieri anglez ka kontratë me Manchester United deri në qershor të vitit 2025, por mund të largohet në fund të sezonit.

Kjo pasi ai nuk po e gjen vetën në formacionin startues të Ralf Rangnick.

Këtë sezon Henderson ka pasur vetëm pesë paraqitje gjithsej për United, në të gjitha garat.

Siç njofton ‘Daily Star’, 40 milionë funte do të duhet të paguajë ekipi që dëshiron të marrë shërbimet e portierit të ‘Djajve të Kuq’, përcjell lajmi.net.

Newcastle kishin shfaqur interesim për portierin gjatë mërkatos së dimrit, por një marrëveshje nuk ishte arritur.

Nëse United arrin ta shesë portierin në atë çmim, atëherë ai do të bëhet portieri britanik më i shtrenjtë në histori.