Sporti

Manchester United i bashkohet garës për Denzel Dumfries

12/13/2022 13:47
nga:Mergim Rreci

Interi është gati të fitojë para nga Denzel Dumfries verën e ardhshme dhe Manchester United ka dalë të konkurrojë me Chelsean për nënshkrimin e tij.

Holandezi 26-vjeçar ka performuar mjaftueshëm nën drejtimin e Simone Inzaghit këtë sezon, por ka shënuar sukses në Kupën e Botës në Katar, duke shkëlqyer në fitoren e Holandës 3-1 ndaj Shteteve të Bashkuara, ku shënoi një gol dhe dha dy asistime, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga Daniele Longo i Calciomercato.com, Interi është i gatshëm të shesë Dumfries për rreth 50-60 milionë euro verën e ardhshme dhe Chelsea me sa duket ka udhëhequr garën për të siguruar nënshkrimin e tij, duke pasur një avantazh me situatën e Romelu Lukakut.

Tani Blutë po përballen me konkurrencë të ashpër nga Manchester United i Erik ten Hag, të cilët besojnë se mund ta bindin Dumfries të bëjë një lëvizje në veriperëndim të Anglisë.

Pavarësisht interesimit, zikaltërit nuk janë të gatshëm ta shesin holandezin 26-vjeçar në janar, duke i detyruar klubet angleze të presin pak para se të fillojë beteja.

/GazetaBlic Sport/