Sporti

Manchester United gjen zëvendësuesin e Ronaldos

02/28/2022 18:16
nga:E K

Rikthimi i Ronaldos te Manchester United nuk po jep efektin e pritur, me portugezin që ka shënuar 15 gola në 31 ndeshje.

Ylli portugez hyn në vitin e fundit të kontratës së tij, kurse Djajtë e Kuq tashmë kanë nisur të mendojnë për zëvendësimin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas Rai Sport, zyrtarët e Manchester United kanë nisur negociatat me Napolin për nënshkrimin e Victor Osimhen.

I formuar në Ultimate Strikers, Victor Osimhen mbërriti në futbollin evropian në vitin 2016 për të luajtur për Wolfsburg, duke kaluar gjithashtu nga Charleroi dhe Lille. I transferuar në vitin 2020 nga Napoli, ai ka 21 gola dhe tre asistime në 52 ndeshje për italianët.

/GazetaBlic Sport/