Sporti

Manchester United gjen zëvendësuesin e Pogbas

07/22/2021 18:17
nga:E K

Manchester United duket se e ka gjetur zëvendësuesin e mesfushorit francez në largim.

Manchester United është në kërkim të zëvendësuesit të Paul Pogbas. Mesfushori francez pritet të largohet nga “Old Trafford” gjatë verës. Dhe, “Djajtë e Kuq” duket se ia kanë mësyrë mesfushorit të Bayern Munichut, Leon Goreztka. Për këtë siguron mediumi britanik “The Sun”.

Mesfushori gjerman nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me gjigantin bavarez. Kontrata aktuale e tij skadon në qershor të vitit 2022. Nga ana tjetër, United do ta merrte një lojtar të cilin do ta paguante më pak se Pogban, i cili mund t’i bashkohet Paris Saint-Germainit