Manchester United e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Europa League.
“Djajtë e kuq” në krye me trajnerin e ri Ruben Amorim, e mposhtën në “Old Trafford” skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt, me rezultat 3-2.
United e nisi shumë mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e parë me golin e Garnachos.
Bodo/Glimt përmbysi rezultatin brenda katër minutave, me golat e Hakon Evjen ’19 dhe Philip Zinckernagel ’23.
Pak para se të mbyllet pjesa e parë, Rasmus Hojlund barazoi shifrat në 2-2, në minutën e 44-të.
Hojlund nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për United, në minutën e 50-të.
Manchester United ka 9 pikë nga pesë ndeshje të Europa League këtë sezon, ndërsa Bodo/Glimt ka 7 pikë.