Sporti

Manchester United është shumë afër nënshkrimit të De Ligt

07/22/2024 09:43
nga:E K

Manchester United është shumë afër nënshkrimit të mbrojtësit të Bayern Munichut, De Ligt.

Djajtë e Kuq po përgatiten të ofrojnë 45 milionë funte plus bonuse për bavarezët për të siguruar nënshkrimin e holandezit, transmeton GazetaBlic Sport.

Klubi besohet se ka rënë dakord tashmë për kushtet personale për qendërmbrojtësin.

De Ligt, i cili më parë ka punuar me menaxherin e Djajve të Kuq, Erik ten Hag në Ajax, do të bëhet nënshkrimi i dytë mbrojtës i skuadrës gjatë verës pas ardhjes së Lenny Yoro nga Lille.

Joshua Zirkzee gjithashtu u transferua në Old Trafford.

/GazetaBlic Sport.