Sporti

Manchester United e ka seriozisht, zbulohet oferta e re për De Jong

06/17/2022 20:42
nga:E K

Manchester United kërkon me ngulm transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Frenkie De Jong.

Gerard Romero raporton se “Djajtë e Kuq” e kanë rritur ofertën e tyre për holandezin, i cili kërkohet nga Erik Ten Hag. Propozimi i parë ishte 60 milionë euro.

United tani ofron 70 milionë euro plus bonuse për transferimin e De Jong, ndërkohë që më parë është thënë se katalanasit duan 80 milionë euro.