Sporti

Manchester United e fillon vrullshëm edicionin e ri në Premier League, shënon 5 gola në fitoren ndaj Leeds

08/14/2021 15:21
nga:Mergim Rreci

Manchester United ka triumfuar bindshëm në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Premier League.

Ishte një paraqitje fantastike nga të drejtuarit e Solskjaer, që shkëlqyen në “Old Trafford” ndaj Leeds United, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 5 me 1.

Bruno Fernandes shënoi tre gola, kurse Greenwood dhe Fred shënuan edhe dy të tjerë. Duhet cekur që paraqitje të jashtëzakonshme në këtë takim bëri Paul Pogba.

Ai dha katër asistime në këtë takim, duke u bërë futbollisti i parë i Manchester United që e bën këtë gjë në një ndeshje Premier League.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Ayling.

/GazetaBlic Sport/