Manchester United është afër nënshkrimit me mbrojtësin brazilian, Gleison Bremer nga Juventusi në verë, sipas Calciomercato .
‘Djajtë e Kuq’ janë në kërkim të një mbrojtësi dhe ata e konsiderojnë 26-vjeçarin si një objektiv prioritar, megjithëse gjigantët e Serisë A pritet të kërkojnë një tarifë prej rreth 70 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Manchester United e ka kërkuar edhe më herët futbollistin në fjalë, por që duket se tashmë klubi duket shumë më i vendosur për të siguruar nënshkrimin e tij.