Sporti

Manchester United do që ta largojë, Leicester kërkon vetëm huazimin e Maguire

04/02/2023 15:41
nga:E K

Harry Maguire, i cili prej kohësh tashmë nuk gjen më hapësirë te Manchester United, e sheh të ardhmen larg “Djajve të Kuq”.

Sipas raportimeve të medieve britanike me shumë mundësi mbrojtësi do të rikthehet te Leicester City.

“Dhelprat” duan që ta afrojnë anglezin në formë huazimi, megjithatë gjithçka për të ardhmen e Maguire do të vendoset në verë, pasi nga ana e tyre Manchester United duan që ta shesin 30-vjeçarin.