Sporti

Manchester United dhe PSG paralajmërojnë garë të fortë për Osimhen në verë

02/03/2023 23:38
nga:Mergim Rreci

Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë gati të luftojnë për yllin e Napolit, Victor Osimhen në verë, sugjerojnë raportet.

Sulmuesi 24-vjeçar nigerian ka qenë një nga figurat kryesore të këtij sezoni në Serie A,  duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë katër asistime në 16 paraqitje.

Osimhen është rritur në një lojtar të klasit botëror dhe klubet më të mira nëpër Evropë po përgatiten për një garë në merkaton e verës, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga ESPN, si Manchester United ashtu edhe PSG janë seriozë për Osimhen dhe po planifikojnë të nisin një lëvizje për yllin e Napolit në afatin kalimtar të verës, duke u nisur nga të kuptuarit se një marrëveshje do të kushtonte mbi 100 milionë euro.

Djajtë e Kuq janë të vetëdijshëm për konkurrencën dhe po shqyrtojnë gjithashtu një numër alternativash të mundshme nëse humbasin 24-vjeçarin, me pretendentët aktualë që janë Harry Kane i Tottenham dhe Benjamin Sesko i RB Salzburg.

/GazetaBlic Sport/