Sporti

Manchester United dhe Chelsea në bisedime me Inter për Dumfries

01/16/2023 19:35
nga:E K

Inter raportohet se është në kontakt të ngushtë si me Chelsean ashtu edhe me Manchester Unitedin teksa po punojnë për të shitur Denzel Dumfries këtë muaj.

Holandezi 26-vjeçar pati një Botëror të mirë, veçanërisht në ndeshjen kundër Shteteve të Bashkuara dhe duket se do të jetë lojtari i parë i ekipit të shitur për të ndihmuar situatën financiare të klubit, ngjashëm me shitjet e Romelu Lukakut dhe Achraf Hakimit në 2021, përcjell GazetaBlic Sport.

Me Milan Skriniar që ka gjasa të largohet si një transferim i lirë gjatë verës, Interi po vendos theks shtesë në shitjen e Dumfries.

Siç raportohet nga “TuttoMercatoWeb”, Chelsea dhe Manchester United kanë qenë të dy në kontakt me Interin për të diskutuar një marrëveshje për Dumfries, me këtë të fundit duke mbajtur bisedime më të përfshira. Asnjëra nga klubet nuk ka dorëzuar ende një ofertë zyrtare, por Nerazzurrët shpresojnë të marrin një të tillë përpara fundit të afatit kalimtar.

/GazetaBlic Sport/