Sporti

Manchester United dëshiron Rabiot në skuadër

05/15/2023 08:20
nga:E K

Ten Hag dhe Manchester United dëshirojnë Adrien Rabiot në skuadër.

Kontrata e mesfushorit me Juventus skadon më 30 qershor dhe palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin.

Nga klubi i Manchester United i kanë thënë medies franceze, “L’Equipe” se palët do të takohen në javët e ardhshme:

“Pas negociatave që përfunduan në 2019, verën e kaluar dhe këtë dimër, Adrien Rabiot dhe Manchester United më në fund mund të takohen në javët e ardhshme, Erik ten Hag e do në skuadër mesfushorin e Juventusit”.