Sporti

Manchester United bën një tjetër ofertë drejt Eriksen, danezi kërkon edhe pak kohë

07/02/2022 16:57
nga:E K

Manchester United është një nga skuadrat e cila po kërkon me ngulm edhe shërbimet e Christian Eriksen.

Mesfushori danez pas paraqitjeve pozitive që zhvilloi me Brentford në Premier League bëri që skuadra e drejtuar tashmë nga Erik ten Hag.

Djajtë kanë bërë një tjetër ofertë në drejtim të Eriksen, ofertë që kap shifrën e 150.000 paund në javë.

Sipas mediave britanike raportohet se ish-mesfushori i Interit dëshiron të presë dhe pak kohë, se mbase në drejtim të tij do të vinte ndonjë ofertë tjetër më e mirë nga klube të tjera.

Trajneri i ri Ten Hag shpreson të ketë një afat të ngarkuar transferimesh dhe ka pasur thashetheme të forta në lidhje me nënshkrimet e mundshme të Tyrell Malacia të Feyenoord, Frenkie de Jong nga Barcelona dhe anësorit të Ajax, Antony.