Sporti

Manchester United afër zonës së rënies nga Premierliga, Amorim: Është një nga momentet më të këqija në historinë e klubit

12/31/2024 08:05
nga:Lorik J

Futbollistët e Manchester United humbën dje me rezultat 0:2 ndaj Newcastle në Old Trafford. Në ndeshjen më interesante të mbrëmjes në Premierligë, Newcastle tashmë pas 20 minutash kishte epërsi 2:0, të cilën e arriti me golat e Alexander Isak dhe Joelinton.

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim u përpoq të reagonte me shpejtësi, duke sjellë në lojë Kobbie Mainoo për Joshua Zirkzee në minutën e 33-të, por ai nuk arriti të kthente rezultatin.

Newcastle siguroi fitoren e pestë radhazi në të gjitha garat, ndërsa United pësoi humbjen e katërt radhazi.

““Kjo është me të vërtetë e qartë [United po lufton për të mbetur në ligë]. Duhet të ndryshojmë diçka, por ky sezon do të jetë shumë i vështirë për të gjithë. Mund të na bëjë më të fortë dhe ne duhet të luftojmë,” tha Ruben Amorim pas ndeshjes për mediat ndërkombëtare dhe vazhdoi:

“Është vërtet e vështirë. Ky është një nga momentet më të këqija në historinë e klubit tonë, dhe ne duhet ta pranojmë këtë. Një tjetër humbje para tifozëve tanë.  Është një moment shumë i vështirë dhe ne duhet të luftojmë për ndeshjen e radhës dhe të kemi paraqitje më të mira.

Amorim ka gjashtë ditë për të provuar t’i përcjellë idetë e tij te lojtarët përpara ndeshjes së radhës të United kundër rivalëve të mëdhenj dhe liderëve të Premier League, Liverpool.

/GazetaBlic Sport