Sporti

Manchester City triumfon ndaj Aston Villas dhe vazhdon rrugën për titullin kampion

04/21/2021 23:09
nga:L J

Skuadra e Manchester Cityt ka fituar ndaj Aston Villas.

Manchester City ka fituar takimin e sotëm në udhëtim tek Aston Villa me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas 20 sekondave lojë, McGinn ka shënuar golin e parë në këtë duel, duke i sjellur epërsinë e hershme ekipit të Aston Villa.

Megjithatë, Manchester City reagoi në pjesën e parë duke shënuar dy herë.

Foden barazoi në minutën e 22’të, kurse Cityn në avantazh e dërgoi Rodri në minutën e 40’të.

Në këtë duel kishte edhe dy kartonë të kuq, ku Stones u përjashtua në minutën e 44’të, kurse Cash i Aston Villas u përjashtua në minutën e 57’të.

Manchester City ndodhet në vendin e parë me 77 pikë, kurse Aston Villa në vendin e 11’të me 44 pikë.

/GazetaBlic Sport