Sporti

Manchester City synon rinovimin e kontratës së Haaland

06/02/2024 19:27
nga:E K

Manchester City synon të zgjasë bashkëpunimin me Erling Haaland. “Citizens” i druhen një eksodi në verën e ardhshme, kur Pep Guardiola të largohet nga ekipi, kështu që kanë filluar menjëherë punën për të siguruar vazhdimësinë e disa prej “yjeve” në ‘’Etihad Stadium’’.

Largimi i teknikut spanjoll sigurisht që do të lërë një boshllëk të madh te skuadra, por drejtuesit po përgatiten në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nën urdhrat e katalanasit, për një herë të fundit në sezonin 2024/25, kryesia e “Citizens” do të sigurohet që t’i plotësojë çdo dëshirë në merkato.

Dhe ndonëse lidhet me projektin afatgjatë, një nga kërkesat ka qenë zgjatja e kontratës së Haaland, me aktualen që i skadon në verën e vitit 2027.

Sulmuesi norvegjez ka fituar dy tituj të Premier League-s radhazi që kur iu bashkua ‘’Skyblues’’ në vitin 2022 dhe ka rezultuar si një transferim i qëlluar në fazën ofensive.

23-vjeçari shënoi 52 gola në sezonin e tij debutues me City-n, ku ndër të tjera luajti rol kryesor edhe në fitimin e “tripletës”. Manchester City u bë vetëm skuadra e dytë angleze që fiton një “tripletë” (2023), pas Manchester United në 1999.

Haaland deklaroi në Mars që ‘’së ardhmes kurrë nuk i dihet’’, lidhur me zërat për një kalim te Reali i Madridit apo Barcelona. Madrilenët nuk mund të konsiderohen më si opsion për norvegjezin pas firmës me Mbappesë, ndërsa gjendja kritike financiare e Barcelonës e bën një operacion të vështirë përballimin e kostove të Erling Haaland, që aktualisht përfiton 400,000 paundë në javë te Manchester City.