Sporti

Manchester City shumë pranë nënshkrimit me talentin argjentinas

12/27/2023 08:23
nga:Mergim Rreci

Manchester City është në bisedime për të nënshkruar me Claudio Echeverri, i cili aktualisht luan për River Plate.

17-vjeçari ka kontratë deri në dhjetor të vitit 2024, pra edhe një sezon dhe qytetarët duket se janë të gatshëm të presin talentin argjentinas, i cili ka një klauzolë prej 25 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Prandaj, objektivi është të arrihet një marrëveshje me klubin, me të cilin anglezët kanë një marrëdhënie të mirë, përfshirë edhe për shkak të shitjes së fundit të Julián Álvarez , dhe zgjidhja mund të jetë lënia e një përqindje të caktuar të një shitjeje të ardhshme të lojtarit, në zotërim të kampionëve argjentinas.

/GazetaBlic Sport/