Real Madridi nuk ka nevojë urgjente për të shitur sulmuesin e krahut të djathtë brazilian, Rodrygo, dhe ata që janë të interesuar për nënshkrimin e tij do të duhet të bëjnë çmos për ta transferuar atë, raportoi mediumi AS.
Raportet e fundit tregojnë se Manchester City është seriozisht i interesuar për Rodrygon dhe Pep Guardiola është personalisht i entuziazmuar ta sjellë atë në Etihad. Për ta bërë këtë, “qytetarët” do të duhet të paguajnë një tarifë prej 100 deri në 120 milionë eurosh.
City ka nevojë për një sulmues anësor pasi u nda nga Jack Grealish, Savinho dhe James Makati. Rodrygo është opsioni i preferuar për Pep Guardiolën, i cili është një adhurues i madh i brazilianit dhe do të ishte i lumtur të punonte me të.
/GazetaBlic Sport/


