Sporti

Manchester City shumë afër marrëveshjes me Julian Alvarez

01/24/2022 14:54
nga:E K

Manchester City është afër arritjes së marrëveshjes me Julian Alvarez.

ESPN” raporton se Manchester City është afër marrëveshjes me River Plate për sulmuesin Alvarez, përcjell GazetaBlic Sport.

Në garë për nënshkrimin me Alvarez janë edhe Milan, por duket se oferta prej 20 milionë funtesh e Manchester Cityt do të bind River Plate-in.

Në 2021, Alvarez ka shënuar 20 gola në 35 ndeshje në Primera Division të Argjentinës.

/GazetaBlic Sport/