Sporti

Manchester City rihap negociatat me Sterling – synohet rinovimi

01/28/2022 16:53
nga:E K

Manchester City ka rihapur negociatat me lojtarin anglez, Raheem Sterling.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘ESPN’, City ka mbetur me shpresë se mund ta bindin Sterling për rinovimin e kontratës.

Bisedimet janë rihapur edhe një herë, në një kohë kur anësori gëzon vëmendje të madhe nga disa skuadra.

Barcelona, PSG e Real Madrid janë lidhur të gjitha me lojtarin e Citizens, i cili po has në konkurrencë të fortë për një pozitë në formacion.

Përkundër kësaj, kampionët e Anglisë janë të determinuar ta mbajnë lojtarin në radhët e tyre.