Spektakli i Ligës së Kampionëve vazhdon edhe sonte.
Ndeshja kthyese mes Manchester City dhe Real Madrid do të zhvillohet me fillim nga ora ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1, me të dy skuadrat që kërkojnë finalen e madhe në kompeticionin më të mirë për klube në Evropë.
Këto janë disa nga statistikat kryesore të ndeshjes:
Këto dy skuadra janë takuar vetëm nëntë herë në garë, ku të dyja kanë nga tri fitore, tri tjera kanë përfunduar me barazim.
Manchester City ka fituar tri ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Real Madridit në të gjitha garat.
Manchester City është në një seri prej 22 ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat.
/GazetaBlic Sport/


